ËNDRRAT E FËMIJËVE
Informatat për ëndrrat e fëmijeve, të rriturve u duken enigmatike fantastike, ndonjëhere konfuze dhe të pakuptimta. A janë ëndrrate fëmijëve vetëm një shkumë apo pas tyre qëndron diçka më shumë? Fli mirë dhe ëndërro diçka të mirë! Me këtë dëshirë për natë të mirë tentojnë prindërit që t’i vendosin në gjumë pasardhësit e tyre të lodhur. Gjatë kësaj nuk është fare lehtë që fëmijëve t’ju bëhët tërheqëse errësira, qetësia dhe vetmia e dhomës, një botë nate për ta perplot fshehtësira dhe shqetësime. Çka është pra, ëndrra? Shkencëtarët e gjumit kanë zbuluar se gjatë gjithë gjumit ekzistojnë procese psikike, të cilët vërehen në fazat e gjumit. Ato munden pikërisht si fenomene ëndërrimit, në gjendje të zgjuar të stimulojnë lojë kreativ dhe shprehje artistike, të lirojnë idetë që udhëzojnë në ardhmëri ose të kontribuojnë në zoterimin e aktiviteteve ditore. Te të rriturit këto faza ëndërrimit përbëjnë rreth 1/5 e gjumit, te fëmijet, ku informatat e para te ëndërrimit paraqiten diku në vitin e dytë të jetës, përbëjnë më shumë se 1/3. Nje funksion të rëndësishëm të ëndërrave, Sigmund Freud e ka njohur qe nga fundi i shek XIX: "Si mbrojtës i gjumit'' kujdeset ai për natën e mirë. Kështu p.sh. stimulimet e jashtme, zëri i fuqishëm i orës ose zhurma, ngacmimet trupore, dhembjet ose të ftohtin i stimulojnë ëndrrat. Përmes këtyre stimulimeve, dëshirat e paplotësuara dhe aktivitetet e pambaruara gjatë ditës, “reziduet ditore (mbeturinat)”, hyjnë në ëndërr dhe atje plotësohen ose mbarohen. Ëndrrat e plotësimit të dëshirave janë veqanërisht tipike për fëmijet parashkollorë, sepse ata nevojat e tyre ende i shprehin te pafrenuara dhe i përfundojnë ato; nevojat konform kësaj mund të shndërrohen spontanisht dhe pa kritikë në figura të ëndërrave. Për Frojdi,n ëndrrat e tilla kanë qenë “rruga mbretërore në të pavetëdijshmen”
Këtë megjithatë e kanë ditur popujt primitiv - ëndrra u është dukur atyre si "rrugë kah vetja", si "altoparlant (bartës i lajmeve) nga brendia". Eva katër e gjysmë vjeçare, në oborrin e fqinjëve ka parë një lepurosh të bukur, nga i cili nuk ka mundur të ndahet. Mëngjesin e ardhshëm ia ka treguar ëndrrën babait të saj: "Aty ka qenë automobili i jonë, në livadh. Ti ishe te timoni, nëna te vendi i valixheve, brenda ishin karrotat. Papritmas kërcen një lepurosh në livadhin afër dhe e nuhati aromën e karrotave. Unë isha në kulmin e automobilit, me fustan të princeshës nga cirkuset. Kisha litar në duar, edhe ti gjith-ashtu. Dhe qëndroje pranë. Gjyshja i ujiste lulet. Dhe atëherë kërceu lepuroshi te valixhet, në krah të nënës!" Në ëndërr, Eva e cila si vajzë e vetme i takonte roli i princeshës në familje, me këtë e plotësoi dëshirën e saj. Kur babai i saj, në kërkimin e saj insistues të lepuroshit, i ka ofruar Evës që të vizatojë lepuroshin, ajo për herë të parë u kënaq me lepuroshin në letër. Megjithatë, ëndrrat për fëmijët janë diç shumë më tepër sesa kënaqja e dëshirave dhe nevojave. Edhe pse informatat për ëndrrat, varësisht nga zhvillimi i tyre psikik dhe nga niveli i moshës, të thjeshta dhe të shkëputura, ndoshta edhe të zbukuruara, të zhveshura ose të tjetërsuara me fantazi, megjithatë ato janë shpesh porosi të shifruara ose gjithashtu thirr-je për ndihmë nga personat që u drejtohen, të cilëve u flasin fëmijët për ëndrrat e veta. Ëndrrat nuk japin vetëm informacion për dëshirat e tyre dhe për disponimin e tyre momental, por flasin gjithashtu edhe për problemet dhe konfliktet, me të cilat ata në fazë të caktuar ndeshen. A janë këto dëshira për dominim, fantazi të madhësisë apo të pafuqisë, frikë nga ndarja e nënës ose nga humbja e dashurisë, rivalitet ndërmjet vëllezërve ose konflikte të para me ngjalljen e parë të dëshirave erotike, të cilat janë të orientuara ndaj gjinisë tjetër, në ëndërr tentohet që këto probleme dhe konflikte të zgjidhen. Megjithatë, pikërisht në fazën e zhvillimit të seksualitetit e cila fillon nga viti i 4 i jetës, mundet që këto ëndrra të jenë të rrezikshme dhe trishtuese. Anjeza 5 vjeçare u zgjua një natë krejt konfuze dhe e trishtuar nga një ëndërr e keqe që e kishte parë. Në fillim aspak nuk ka dëshiruar të flasë për të. Ajo është frikësuar mos t'i përsëritet. Kur e përqafoi babai, filloi të flasë: "Dreqër të frikshëm vallëzonin rreth krevatit tim. Unë fort i shtrëngova sytë. Më rrihnin me shkopinj, e nxirrnin gjuhën dhe më lëpinin me të". Është krejtësisht e qartë se ëndrra e Anjezës është e plotësuar me aluzione agresive-erotike dhe tregon se si ndeshet ajo me konfliktet e para impulsive. Raporti i çrregulluar në kulturën tonë ndaj trupit personal reflektohet nga zakonet dhe pengesat, prandaj dëshirat e reja të Anjezës janë të pakëndshme për të. Por babai i saj, duke e ndjerë dëshirën e saj për afërsi, me butësi e afroi, andaj Anjeza përsëri u ndie e sigurtë. Nuk është gjithmonë lehtë që të kuptohen ëndrrat. Një figurë e vetme e ëndrrës përmban më shumë shtresa, të cilat mund të vërehen, atëherë kur merret parasysh rrëfimi përkatës, vetitë e atij që ëndërron, rrethi i tij, mosha dhe shkalla zhvillimore. Fëmijët deri në vitin e 8 jetojnë në botën magjike-animistike. Për ta, fantazia dhe realiteti nuk janë të ndarë; sendet e vdekura në përfytyrimet e tyre janë të gjalla. Duke marrë parasysh se ëndrrat krijohen nga figurat optike, shpeshëherë bizare, të mbuluara me emocione, çka përputhet me mënyrën e tyre figurative të vështrimit, atyre u duken reale. Psikologu, Jean Piaget (Zhan Piazhe), i cili u muar shumë me zhvillimin e fëmijës, i pyeste fëmijët nga vijnë ëndërrat sipas mendimit të tyre. Disa përgjigje kanë genë: "Ato qëndrojnë pranë shtratit tim", "vijnë nga qielli", ose "nga nata". Ëndërrohet me "sytë" — natyra optike e ëndrrave është pra e kuptueshme. Për prindërit, përkundrazi, rrëfirnet për ëndrrat janë trillime të pastra: sidomos për bishat e egra, shtrigat, fantomët (dreqërit), figurat nga përrallat ose heronjtë televiziv, të cilët i kanë frymëzuar
fëmijët dhe me to janë identifikuar. Me ato figura, në fakt i ndërtojnë ëndrrat fëmijërore, fëmijët ndërtojnë urën e kuptimit ndërmjet botës së brendshme dhe të jashtme. Gjatë kësaj, ata nuk i shprehin vetëm disa disponime dhe dëshira të këndshme dhe fantastike, por edhe frikën dhe konfliktet, të cilët ata vetë ende nuk mund t'i identifikojnë dhe të cilave ende nuk janë në gjendje t'ju kundërvihen. "Unë ëndërroj se jam vampir dhe i kafshoj fëmijët tjerë" është lavdëruar Skifteri, "Bonsai-djali" i grupit të fëmijëve. Ai djalë është i vogël dhe i dobët, por megjithatë e okupon vëmendjen e fëmijëve tjerë me energjinë e tij të pashtershme dhe me mendimet fantastike. "Unë luftoj me Alfin në univers kundër piratëve të rrezikshëm", merrej Nina me ëndrrën e saj. Me këtë njëkohësisht ka parë një ëndërr të mallkuar, sepse "në shtëpi ajo vazhdimisht bezdiset dhe vazhdimisht duhet t'i ndihmojë nënës gjatë përgatitjes". Për psikologun Carl Gustav Jung, figurat që paraqiten në ëndrra gjithmonë janë figura arketipe, të krijuara në parahistorinë e njerëzimit, të cilat barten "me pavetëdijen kolektive", prandaj janë të përbashkëta për të gjithë njerëzit. Edhe popujt primitiv kanë besuar se ëndrrat kthehen në kohën kur njerëzit kanë jetuar në përputhje me natyrën, kur "qielli dhe toka kanë qenë një". Ëndrrat e fëmijës janë, megjithatë ashtu siç e ka vërejtur hulumtimi eksperimental i ëndrrave, në radhë të parë figura besnike të përvojës dhe përshtypjeve të ëndërruesit, që varen nga mjedisi kulturor. Është e qartë, megjithatë, se për fëmijët të folurit figurativ është më i afërt dhe i përgjigjet ndjenjave të tij të plota, shikimit spontan ndaj botës. Ëndërrat, përrallat dhe mitet nuk i takojnë botës së ligjeve logjike të kohës dhe hapësirës, prandaj ëndërrimtarët e vegjël mund të gjenden përsëri në to dhe të jenë me ta të impresionuar. Megjithatë, edhe figurat e ëndrrës tregojnë gjithashtu diçka për personalitetin e ëndërruesit dhe i kontribuojnë prezentimit të tij personal. Gjatë kësaj ekzistojnë bile dallime seksuale jospecifike: të rinjtë ëndërrojnë shpesh për reptilët dhe heronjtë, ndërsa vajzat i ëndërrojnë gjitarët dhe të afërmit. Një interpretim i saktë i ëndrrave nuk është gjithmonë i mundshëm dhe i dëshiruar. Megjithatë, prindërve të interesuar ëndrrat e fëmijëve të tyre u japin sqarim për dëshirat e tyre, frikën dhe vizionet dhe u ndihmojnë që t'i kuptojnë ato. Kur i marin prindërit seriozisht ëndrrat e treguara nga fëmijët, kur i dëgjojnë me vëmendje dhe bisedojnë me ta, luajnë, përballen me "fantazitë e tyre të natës" atëherë mund sigurisht t'ju ndihmojnë fëmijëve që ata me dëshirë të gëzohen në ëndrrat e tyre "të ëmbla".
Stanisha Nikoliq, “Bota e psikës fëmijërore”