Pika.alPika.al

ÇAJ PËR MIRËMËNGJES DHE GJUMË TË ËMBËL

Dikur anglezët i kanë pasur vetëm dy vakte buke, mëngjesin dhe darkën, kështu që ështën dashur që urinë
 e mesditës ta shtyjnë deri në mbrëmje. Kështu filluan të organizojnë “kohën e çajit” ku së bashku me të janë shërbyer edhe me sandviç dhe ëmbëlsira. Mirëpo, kjo ka ndodhur në shekullin XIX, përderisa sot ky ritual paraqet më tepër histori sesa realitet.
Çaji ka prejardhje nga Azia. Për më shumë se mijëra vite kultivohet nga Kina, kurse më vonë ka filluar të kultivohet dhe në viset tjera të botës.
Druri i çajit është shumë i qëndrueshëm, i gjelbër dhe në formë shkurreje, që mund të arrijë lartësi deri në 5 metra, edhe pse kultivuesit mundohen që gjatë kultiv
imit mos ta lejojnë të rritet më shumë se 1m në mënyrë që të lehtësohet vjelja e gjetheve të çajit. Gjethet duhet të jenë 
sa më të reja, të freskëta, që vlera e çajit të jetë e lartë. Gjethet janë me ngjyrë të gjelbër të mbyllur, pa erë, përderisa lulet janë të bardha, të mëdha dhe me erë të këndshme që i ngjasojnë jasminit.

Tipat kryesor të çajit janë:

1. Çaji i zi i cili është plotësisht i fer- mentuar dhe i oksiduar, për të cilën arsye ka edhe ngjyrë të errët, pihet krye- sisht në Amerikë dhe Angli.
2. Çaji i gjelbër, nuk është i oksiduar, ka ngjyrë ari në të gjelbër, pihet në Azi, por jo edhe në perëndim. Ka aromë të këndshme dhe është mjaft i shëndetshëm.
3 “Oolang” paraqet përzierje të çajit të gjelbër dhe të zi.

Tek ne, çajrat përgatiten kryesisht nga ti- pet bimore aromatike, apo edhe me shtesë të vajrave aromatike eterike. Çajrat paraqesin përzierje të pjesëve të bimëve të situra, apo të pa situra, të cilat përdoren për për- dorim të jashtëm dhe të brendshëm.
Çajrat janë përgatesa nga ekstraktet
e bimëve. Ekstraktimi paraqet ndarjen e përbërësve shërues nga pjesët e bimëve (drogave bimore) me ndihmë të tretësve të caktuar dhe përdorimin e metodave për standardizim.
Në mënyrë që një gotë me çaj të na ”kënaqë” dhe përmbushë nevojat e për- dorimit të tij gjatë ditës, atë duhet përgati- tur në mënyrë të drejtë:

INFUZET – përgatiten nga pjesët e njoma të bimës, të cilat përmbajnë substanca ter- molabile (vajra eterik). Shumë lehtë mund të kuptoni se nga cilat bimë mund të për- gatisni infuz, pasi që në rast të fërkimit të pjesëve aromatike të bimës ndjehet aromë e lehtë dhe e këndshme e vajit eterik (mentë, limon). Përgatitet në atë mënyrë që droga bimore (çaji) përvëlohet me ujë të valuar, mbyllet dhe lihet të qëndrojë
për 10 minuta. Kështu përgatiten infuzet e kamomiles, mentës, sherebeles, blirit dhe të tjera.

DEKOKTET – përgatiten me ekstraktimin e drogave bimore në temperaturë të lartë. Për shembull marrim dekoktin e lule kaçës, i cili përgatitet ashtu që droga përvëlohet me ujë dhe lihet të valojë në temperaturë të lartë.

MACERATET – përgatiten me ekstrakti- min e drogave bimore në temperaturë të dhomës. Pra, pjesët e bimëve lagen me ujë të ftohët dhe lihen të qëndrojnë në temperaturë të dhomës. Në këtë mënyrë përgatiten drogat bimore të cilat përmbajnë substanca termolabile dhe tajuese (mullaga e bardhë).
Përbërësit kryesor të çajit janë: kofeina, teobromina, teo lina, adenina, rutina, vajrat eterik, goma arabike, dekstrina, yndyrat, dyllërat, proteinat, tanina dhe shumë lëndë të tjera. Çaji i zi përmban vitaminën C, B1, B12, acid nikotinik dhe pantotenik, Paraqet antioksidues të fortë dhe përdoret tek shumë dieta ku duhet futur në organizëm sasi të madhe të lëngjeve varësisht nga aktiviteti zik i organizmit.
Llojet më cilësore të çajrave përmbajnë më së shumti taninë. Vlera dhe cilësia e çajit matet me sasinë e substancës mjekuese në të – kofeinës, në bazë të aromës dhe shijes. Mirëpo veprimi i çajit është më i fortë në rast se përmban më shumë kofeinë.
Kofeina nxit cipën e trurit të madh, me ç’rast ulet dëshira për gjumë, gjegjësisht rritet mundësia për të qenë i zgjuar dhe qëndrueshmëria psikomotorike është në rritje e sipër. Ndikon edhe në sistemin kardiovaskular, relakson muskujtt e bronkeve (që ka rëndësi terapeutike), rrit sekretimin e acidit klorhidrik ne lukth e me atë edhe diurezën. Pra, çaji zvogëlon dhe parandalon lodhjen dhe gjumin, sidomos ndikon si çlodhës tek lodhjet psikike. Çaji poashtu mundëson punën më të mirë të muskujve (përshpejton re ekset), gjë që ndihmon në punën e përditshme të sportistëve, pilotëve dhe drejtuesve të makinave. Përdorimi i shpeshtuar i çajit ngarkon punimin e mëlçisë. Prandaj preferohet të pihet çaj i ”duhur” në kohë të ”duhur”.

www.pika.al
© Pika.al 2016.