Pika.alPika.al

KARIESI DHE PARODONTOZA

Higjena e mirë orale mund të parandalojë shumë sëmundje të cilat shpesh nuk janë të lidhura me hapësirën e gojës. Dy sëmundjet më të shpeshta të hapësirës së gojës janë kariesi dhe parodontoza. Mes tjerash këto janë pasojë edhe e higjienës jo të mirë orale. Kariesi është sëmundje e dhëmbëve të papastruar aq sa duhet, e cila në mënyrë progresive sulmon popullatën e re, ndërsa vëre- hen si njolla të zeza në dhëmb. Pavarësisht që dhëmbi është substancë e fortë në formë të eshtrave, acidet të cilat i krijojnë bakteret, me shumë sukses arrijnë ta zbërthejnë dhëmbin. Në hapësirën e gojës jetojnë shumë mikroorganizma të përhershëm dhe shume baktere dhe kërpudha të përkohshme, megjithatë pa paraqitjen e shtresës së butë dhe të verdhë sipër dhëmbit dhe gurëve në dhëmb, nuk ka karies e as mish të dëmtuar të dhëmbit. Pas çdo ushqimi, veçanërisht kur ai është i ngjitshëm dhe i zbutur, në dhëmbë mbetet një pjesë e ushqimit. Në këtë mënyrë krijohen shtresat e buta. Në to shumohen bakteret dhe krijojnë një strehë e cila vazhdimisht e sul- mon dhëmbin. Kjo gradualisht mineralizohet dhe shndërrohet në masë të fortë dhe gurë të dhëmbëve që është vështirë të largohen me pastrim, por duhet vizituar stomatologu.
Derisa kariesi sulmon popullatën e re dhe paraqet një sëmundje e cila sulmon vetë dhëmbin, parodontoza është një sëmundje e popullatës më të vjetër dhe është e lidhur me rënien e indit lidhor rreth dhëmbit, i cili e kson dhëmbin në nofull. Shkaktarët e së- mundjeve parodontale po ashtu janë baktere. Ndryshimet e para paraqiten në gingiva, të cilat bëhen të kuqe dhe pësojnë gjakderdhje me rastin e larjes së dhëmbëve, ndërsa ndonjëherë paraqitet edhe erë e pakëndshme. Në mes të gingivave të ndezura dhe hapësirave të dhëmbëve krijohet të ashtuquajturat xhepa në të cilat mbetet ushqimi dhe krijohet një mjedis ideal i shumimit të baktereve, të cilat me toksinët e veta veprojnë në thellimin e xhepave parodontal duke çuar në zbërthimin e jeve lidhore të dhëmbit dhe dëmtimin e eshtrave të nofullës, që sjell në destabilizimin e dhëmbëve dhe rënien e tyre.
Higjiena e mirë orale jo vetëm që ruan të shëndoshë dhëmbët dhe gjithë hapësirën e gojës, por edhe të organeve të tjera siç janë zemra dhe gjaku, veshkat dhe nyjat. Bakter- et streptokoke që zhvillohen në dhëmbët e sëmurë mund të shkaktojnë ngjizje të gjakut që mund të çojë në sulme në zemër. Rreth 60% e streptokokëve nga hapësira e gojës prodhojnë një proteinë e cila çon në grumbullimin e pllakëzave të gjakut. Ato krijojnë shtresa në arterie që vazhdimisht rriten dhe mund ta mbyllin enën e gjakut. Andaj edhe mendohet se dhëmbi i sëmurë është në një mënyrë edhe rrezik për zemrën.
Sigurisht që e ardhmja do të sjellë edhe barna të cilat mund të parandalojnë kariesin dhe parodontozën, por pa një higjienë të mirë orale, pa një larje të vazhdueshme kjo është e pamundur. Kujdesi i rregullt i higjienës orale është ndër faktorët më të rëndësishëm të parandalimit të të gjitha sëmundjeve të gojës dhe sigurisht metoda me lirë. Kujdesi i mirë nënkupton dhëmbë dhe gojë të larë me rregull dhe në mënyrë të vazhdueshme si dhe vizitë të rregullt tek stomatologu, pasi që gurët në dhëmb që mund të jenë krijuar eventualisht, i largon vetëm stomatologu.
Çdo ditë shohim produkte të ndryshme për kujdesin oral që qarkullojnë në treg, madje edhe produkte të pakontrolluara. Vazhdimisht kontrolloni tiketën e pastës së dhëmbëve dhe kualitetin e saj. Pastat e jokualitative dhe të pakontrolluara mund të jenë madje edhe të dëmshme, jo vetëm për dhëmbët dhe gojën, por edhe për shëndetin e gjithë organizmit.
Pjesa e madhe e pastave përmbajnë klor në vete që është e dobishme. Nëse nuk jeni duhanpirës i rëndë, i lani dhëmbët rregullisht, por nëse keni dhëmbë të ndjeshëm, nuk ka nevojë të përdorni pasta agresive me veprim të fortë abraziv (mikrogranula) ose me zbard- hues. Futja e uorit në përbërjen e pastave është një mënyrë e uljes së dëmtimeve të reja nga kariesi. Kjo mund të ndihmojë edhe tek aroma e pakëndshme e gojës. - www.pika.al
© Pika.al 2016.