Pika.alPika.al

RRËNJËT E AGRESIVITETIT

Duke u nisur nga vitet '20 Frojdi ka supozuar që, në çdo qënie njerëzore, në çdo qelizë, në çdo substancë të gjallë veprojnë dy pulsime pulsimi i jetës dhe ai i vdekjes. Kjo e dyta, Thanatas siç e quan Frojdi do të zhvillohej si nga jashtë dhe nga brenda si forcë vetëshkatërruese që të çon në sëmundje, në vetëvrasje ose nëse përzihet me impulset seksuale, në mazokizëm (zvetnim seksual).
Pulsimi i vdekjes do të ishte iprodhuar nga asgjëja: ai do të bënte vetëm zgjedhjen për ta drejtuar këtë impuls shkatërrimi dhe vdekjeje kundër vetvetes apo kundër të tjerëve, prandaj duke iu gjendur përballë, shfaqet një dilemë mjaft tragjike.
Teoritë e agresivitetit të lindur prej shumë vitesh kanë qenë krejt tjetër me atë që konfirmojnë shkencëtarët, që janë marrë me këtë problem. Nuk mungojnë psikologët, që e mendojnë agresivitetin si produkt të kushteve shoqërore apo të drejtuar nga stimuj të veçantë, nga kultura etj. domethënë nga një sërë rrethanash.
Në publikun e gjerë, teoria e Zorenzit mbi agresivitetin ka pasur një mirëkuptim më të gjerë për motivet e përmendura pak më parë. Shpjegimi është i tillë, që na bind se nuk mund të bëjmë dot asgjë. Teoria bën një justifikim të vlefshëm: të gjithë rreziqet, gjithë agresiviteti që kemi para syve, janë diçka e lindur tek njeriu. Çfarë mund të bëjnë këta kundër vetë natyrës? Prej kohësh, dy janë mendimet e përgjithshme: ai sipas së cilit, kur njeriu nga vetë natyra është i keq, shkatërrues, lufta si rrjedhojë është e pashmangshme, i pashmangshëm edhe autoriteti i pathyeshëm nga momenti kur, individi duhet t'i nënshtrohet kontrollit për t'i mbrojtur nga agresiviteti i tyre.
Sipas pikëpamjes tjetër, njeriu nga natyra është i mirë dhe kushtet sociale e shndërrojnë në të keq. Nëse këto do të ndryshohen, ligësia dhe agresivitetii njeriut mund të zvogëlohen apo të eleminohen krejt. Të dy pikëvështrimet përmbajnë ekzagjerime të njëanshme. Ai sipas të cilit agresiviteti është natyral, i lindur tek njeriu e priret të shpërfillë faktin, që ka patur dhe ka epoka historike, kultura dhe individë, ku agresiviteti ka rezistuar dhe është zvogëluar mjaft. Po të ishtei lindur, kjo nuk mund të vërtetohej.
Optimistët, të cilët i kundërviheshin dhe i kundërvihen ende luftës në emër të paqes dhe drejtësisë sociale, shpesh janë prirur në mos ta mohojnë rëndësinë dhe forcën e agresivitetit, të paktën të mos e vlerësojnë. Ky ishte qëndrimi i filozofëve iluministë francezë, po e njëjta pikëpamje optimiste që gjejmë në veprën e Marksit dhe në teorizimet e socialistëve të parë.
Personalisht në këtë kuadër, po mbaj një qëndrim të tretë, afër të dytës dhe jo të parës së pikëpamjeve të shprehura më lart.
Njeriu është shumë më shkatërrimtar dhe më i egër se kafsha. Kjo e fundit nuk është sadiste, nuk është armike e jetës, ndërsa historia njerëzore është një seri mizorish të pabesueshme dhe veprimesh shkatërruese të çmendura e të pamenduara. Kështu gjithçka tenton të zvogëlojë forcën dhe peshën e agresivitetit, e megjithatë mendoj se rrënjët nuk duhen kërkuar tek shtazëria, tek instinktet në të kaluarën tonë, por te agresiviteti njerëzor, pikërisht sepse është më i madh se ai i kafshës; ka bazën e vet në kushtet specifike të ekzistencës sonë.
Agresiviteti, është një e keqe dhe ky është shkatërrimi. Nuk bëhet fjalë thjesht për një të ashtuquajtur "e keqe", siç thotë Zorens, që është njerëzore.
Flitet për një potencial, që është i lindur brenda nesh dhe që shfaqet kur zhvillimi i njeriut nuk ndodh në kuptimin e një përmirësimi apo maturimi.

Erich Fromm “Dashuria për jetën”
www.pika.al
© Pika.al 2016.