SYRI DHE KUJTESA
Marrëdhëniet ndërmjet syrit dhe kujtesës janë të vazhdueshme, shumë të ngushta, thellësisht të rëndësishme. Dy të tretat e përshtypjeve që kujtesa merr, kalojnë nëpërmjet syve. Mbresa pamore qëndron në bazë të gjithë eksperiencës sonë e të gjithë kulturës sonë. Kjo e vërtetë, në dukje fare e thjeshtë, ka qenë kuptuar vetëm kohët e fundit. Aplikimet e kryera janë të shumta. Për shembull, kinemaja në shkolla. Prej vitesh, unë e mbështësja këtë nevojë. Tani, është një fakt i kryer. Nxënësit janë ndihmuar shumë në detyrën e tyre për të kuptuar e për të mësuar, nga imazhet që paraqiten përpara syve të tyre. E në të njëjtën kohë, mësimi bëhet më interesant e rikrijues. Gjysëm lodhje, dyfish dobi. Të dalim tani nga rrethi i shkollës. Të hyjmë në fushën e jetës. jo vetëm për artistët, por për të gjithë tregëtarë, financierë, industrialistë, punëtorë, punëdhënës të të gjitha degëve të aktivitetit njerëzor zhvillimi i kujtesës pamore përbën një rast shumë të fuqishëm, një faktor primar për arritjen e suksesit.
Një piktor, një shkrimtar janë më shumë se çdokush tjetër drejtëpërdrejtë të interesuar për ushtrimin e syrit për të kapur veçoritë më karakteristike e më kuptimplote të një fizionomie apo të një peisazhi apo të një skene e për të stërvitur kujtesën për t’i mbajtur në mënyrë të qëndrueshme, me qartësi, me besnikëri, sepse do të duhen t’i riprodhojnë, pak kohë më pas, mbi telajo apo në faqet e një libri.
Por interes të njëjtë paraqet ky ushtrim për tregtarët, industrialistët, afaristët. Për të gjitha kategoritë e punonjësve. Edhe punëtori i fundit në organizimin modern të punës, në të cilin njeriu bashkëpunon çdo çast me një instrument të saktë deri në ndarjen e sekondës: makina ka nevojë të zotërojë një sy të sigurtë, gati për të kapur lëvizjet më të paperceptueshme.
Një ditë në të cilën gjendesha në studion e një industrialisti të madh, William Greeham, hyri një individ nga pamja i pagdhendur e i ngutur. I vuri një fletë mbi tavolinë dhe u largua. Greeham ma kaloi mua. Ishte një raport i shkurtër, redaktuar në një stil tmerrësisht i përmbledhur, me një shkrim që do të turpëronte edhe një analfabet.
Duke qeshur Greeham më tha: “Do të habiteshit që unë mbaj në vartësinë direkte një injorant të këtij lloji. E megjithatë është një nga agjentët e mi më të mirë. Di t'i shikojë mirë gjëratja aftesia e tl] e madhe. I besoj verbërisht E ngarkoj me fitime prej mijëra dollarësh. Jam i sigurt që nuk gabohet. Ka një aftësi për saktësi krejt të vetme. Vë re që me shikimin e parë defektet më të vogla të materialit. Zbulon një të metë mikroskopike. Ndjen një mungesë fare të papërfillshme. E kjo, për mua, vlen më shumë se gjithçka.” Eshtë një fakt i pamohueshëm. Të gjithë shikojnë, por fare pak vëzhgojnë. (Vijon)
(Harry Box)