Pika.alPika.al

TEMPERAMENTI NATYROR DHE KUJDESI PRINDËROR

Në fakt ka shumë temperamente natyrorë. Deri tani janë identifikuar nëntë. Kërkimet që na e kanë dhënë këtë njohuri janë bërë nga Dr. Stela Çesi dhe Dr. Aleksandër Tomasi. Faktet janë raportuar në librin e tyre "Çrregullimi në temperwnentin dhe sjelljen e fëmijëve" (Temperament and Behaviour Disorder in Children) botuar nga "University Press', Nju Jork.
Ky është deklaruar si një libër klasik, dhe është me të vërtetë një kontribut i madh për botën e shkencës së sjelljes. Ai bën shumë përpjekje për të shpjeguar, pse fëmijët kanë karakteristikat individuale që kanë. Kjo ndihmon për të shpjeguar, pse disa fëmijë rriten më lehtë se disa të tjerë. Pse disa fëmijë janë më të dashur dhe më të lehtë për t'u trajtuar. Pse fëmijët e rritur në të njëjtën familje dhe në rrethana të ngjashme, mund të jenë kaq të ndryshëm.
Dhe gjëja më e mirë është se, Çesi dhe Tomasi kanë treguar se, si do të bëhet fëmija, vendoset jo vetëm nga ambienti familjar, por edhe nga karakteristikat e tij ose të saj personale. Kjo ka rezultate të mrekullueshme në lehtësimin e një pjese të madhe të qortimit të pajustifikueshëm ndaj prindërve të fëmijëve me probleme. Është zakon i shumë njerëzve (duke përfshirë edhe profesionistët), që të mendojnë se prindërit e kanë gjithë fajin për çdo gjë në lidhje me fëmijën etyre. Kërkimi i Çesit dhe Tomasit provon, se disa fëmijë do të kenë më shumë vështirësi sesa të tjerët.
Le të shikojmë shkurtimisht disa nga kërkimet e tyre. Ata përshkruajnë nëntë temperamentet, që mund të identifikohen te një foshnje e sapolindur. Këto temperamente jo vetëm që janë natyrore (që në lindje), por janë edhe karakteristikat bazë të një fëmije, që mbeten tek ai. Këto karakteristika mund të modifikohen nga ambienti i fëmijës; sidoqoftë, temperamentet janë të ingranuara mirë në gjithë personalitetin e një fëmije, nuk ndryshojnë lehtë, dhe mund të vazhdojnë gjatë gjithë jetës. Këto nëntë temperamente natyrore janë:

1. Niveli i aktivitetit është masa e aktivitetit motorik, që zotëron vetvetiu një fëmijë dhe që vendos sa aktiv apo pasiv është ai.
2. Ritmi (rregullsia përballë çrregullsisë) është parashikueshmëria e
funksioneve të tilla si uria, mënyra e të ushqyerit, e jashtëqitjes, dhe cikli gjumë-zgjim.
3. Afrimi ose tërheqja është natyra e reagimit të një fëmije ndaj një stimuli të ri, si ndaj një ushqimi, lodre apo personi të ri.
4. Përshtatshmëria është shpejtësia dhe lehtësia me të cilën mund të modifikohet një sjellje aktuale, si reagim ndaj ndryshimit të ambjentit.
5. Intensiteti i reagimit është masa e energjisë që përdoret në shprehjen e gjendjes emocionale.
6. Pragu i reagimit është niveli i intensitetit të stimulit, që kërkohet për të bërë një reagim. .
7. Cilësia e qëndrimit (qëndrimi pozitiv përballë qëndrimit negativ): sjellja hokatare, e këndshëm, e gëzueshme, miqësore, në kontrast me sjelljen e pakëndshme, vajtuese, jomiqësore.
8. Shpërqëndrimi identifikon efektin e ambjentit të jashtëm mbi drejtimin e sjelljes së vazhdueshme.
9. Hapësira dhe vazhdimësia e vëmendjes është gjatësia e kohës me të cilën ndiqet një aktivitet nga fëmija dhe vazhdimi i një aktiviteti përballë pengesave.

Temperamenti i tretë, i katërt, i pestë dhe i shtatë nuk janë më kryesorët për të përcaktuar, nëse një fëmijë do të jetë i lehtë apo i vështirë për t'u rritur. Një fëmijë mund të ketë një masë të madhe reagimi (tepër 'emocional'); një fëmijë tjetër ka prirjen të tërhiqet në një situatë të re ("ai që tërhiqet"); një tjetër ka vështirësi në përshtatjen ndaj situatave të reja (nuk mund të tolerojë ndryshimin); ose një fëmijë tjetër mban zakonisht një qëndrim të keq dhe këta fëmijë janë tepër të kërcënuar nga stresi, sidomos nëse prindërit kanë shpresa të mëdha. Dhe fatkeqësisht, ata duket se marrin më pak dashuri dhe dhembshuri nga të rriturit.
Mësimi që duhet nxjerrë këtu, është se karakteristikat themelore të fëmijës. kanë të bëjnë shumë me kujdesin prindëror që ai ose ajo mer.
Duke përdorur këto nëntë temperamente, Çesi dhe Tomasi përcaktuan disa vlera numerike për të vlerësuar fëmijët e sapolindur. Nga këto të dhëna, ata qenë në gjendje të parashikonin qartë, se cilët fëmijë do të ishin "foshnje të lehta', domethënë, të lehta për t'u kujdesur për to, të lehta për të komunikuar dhe për t'u rritur. Fëmijët që ishin të vështirë për t'u kujdesur për ta, të vështirë për të komunikuar dhe për t'u rritur, u quajtën "foshnje të vështira'. Ata do të kërkonin më tepër nga nënat e tyre, sesa "foshnjet e lehta'.
Më pas Çesi dhe Tomasi krahasuan se si përparojnë fëmijët sipas tipit të kujdesit amësor që marrin. Çesi dhe Tomasi studiuan foshnjet me nëna "të kujdesshme' (nëna që i donin fëmijët e tyre dhe ishin në gjendje të siguronin një atmosferë të dashur, ku fëmijët ndiheshin të pranuar). Dy kërkuesit studiuan gjithashtu nënat "e pakujdesshme' (nënat që me vetëdije apo pa vetëdije, i refuzonin foshnjat e tyre, dhe nuk ishin në gjendje të siguronin një atmosferë, ku fëmijët të ndiheshin të pranuar dhe të dashur). Gjetjet e tyre janë paraqitur si më poshtë:

FOSHJAT 'E LEHTA' ~ NËNAT 'E KUJDESSHME' + +
FOSHNJAT E LEHTA ~ NËNAT 'E PAKUJDESSHME + -
FOSHNJAT 'E VËSHTIRA' ~ NËNAT 'E KUJDESSHME + -
FOSHNJAT 'E VËSHTIRA' ~ NËNAT 'E PAKUJDESSHME' - -

Siç mund ta shihni, foshnjat "e lehta' dhe nënat "e kujdesshme' ishin një kombinim i shkëlqyer. Këta fëmijë u zhvilluan mirë pothuajse pa asnjë rrjedhojë negative.
Nënat "e kujdesshme' me foshnja 'të vështira' kishin disa probleme me fëmijët e tyre, por këto situata ishin jashtëzakonisht pozitive. Në përgjithësi, në atmosferën e ngrohtë të krijuar nga nënat e tyre, këta fëmijë përparonin
Foshnjat "e lehta' që kishin nëna "të pakujdesshme' në përgjithësi nuk përparonin aq mirë. Ato kishin më shumë vështirësi sesa foshnjet "e vështira' me nëna të kujdesshme. Eksperiencat e tyre ishin më tepër negative sesa pozitive.
Prandaj nuk është e çuditshme, që foshnjat "e vështira' me nëna "të pakujdesshme' të ishin më fatkeqet. Këta fëmijë ishin në kushte kaq të vështira, saqë u quajtën me të drejtë fëmijë "shumë të rrezikuar'. Situata e këtyre fëmijëvt është tronditëse. Ata janë nën rrezikun e gjithçkaje që mund të imagjinohet, që nga abuzimi me fëmijët e deri te braktisja. Ata janë vërtetë fëmijë shumë të rrezikuar.
Kështu, ndërsa e përmbledhim këtë material të çmuar, fillojnë të dalin disa fakte tepër të rëndësishme. Pikësëpari, se si përparon një fëmijë në botë, nuk varet vetëm nga ambienti i tij familjar dhe kujdesi prindëror. Karakteristikat natyrore bazë të çdo fëmije kanë një efekt të fortë mbi mënyrën si zhvillohet, si përparon dhe si rritet ai.
Gjithashtu, këto karakteristika ndikojnë, dhe shpesh përcaktojnë, se sai lehtë apo i vështirë është kujdesi për fëmijën, dhe sa problematik mund të jetë ai për prindërit e tij. Kjo, nga ana e vet, influencon mënyrën se si prindërit do ta trajtojnë fëmijën. Këtu ka një ndikim të dyfishtë.
Mësimi i këtyre fakteve ka ndihmuar shumë prindër, që ndihen si fajtorë në praktikën e tyre të përditshme.
Një mësim tjetër i rëndësishëm për prindërit është, që pavarësisht nga tipi i temperamentit natyror që mund të ketë fëmija, tipi i kujdesit amësor (dhe atëror, sigurisht) është më i rëndësishëm për të përcaktuar si do të përparojë fëmija. Megjithëse një fëmijë 'i vështirë' është sigurisht më i vështirë për t'u rritur, tipi i kujdesit emocional ka më tepër influencë për të përcaktuar rezultatin përfundimtar. Kujdesi prindëror mund t'i ndryshojë këto temperamente natyrore në mënyrë pozitive ose negative.

Ros Campbell "Si t'i tregosh vërtetë dashuri fëmijës tënd?"

Shqipëroi: Shpëtim Lezi
© Pika.al 2016.