Pika.alPika.al

XHELOZIA TEK FËMIJËT

Xhelozia është një humbje e stërmadhe energjie për individin, qoftë ky i rritur apo fëmij. Së pari ekziston xhelozia e të voglit, mandej xhelozia edipiane ndaj babait dhe ndaj nënës.. Në qoftë se fëmija i kalon këto dy tipe xhelozish, ai fiton siguri, të cilën ua transmeton edhe prindërve të vet.
Kur fëmijët janë në grup ose në familje me shumë fëmijë, roli I prindërve dhe I edukatorëve nuk është I lehtë, në qoftë se nuk është kapërcyer problrmi I xhelozisë. I duhet dhënë përgjigje njërit prej fëmijëve, ndërkohë që të gjithë të tjerët, nga xhelozia, duan të marrin të njëjtën përgjigje, gjë që do të ishte gabim I madh, pasi secili ka nivelin e vet të zgjidhjes së problemit. Prindi, si edhe edukatori, duhet të shpallë me forcë dhe jo “me të butë”, të drejtën e tij për të qenë I padrejtë: “unë jam I padrejtë dhe gjithmonë do të jem I tillë.” Në rast se bëhet një deklaratë e tillë, ndonëse I rrituri përpiqet të mos jetë I padrejtë, pjesa më e madhe e pretendimeve do të bien vetë, sepse nuk do shembin dot sigurinë e të rriturit I cili e di që vepron “sa mundet”, ose të paktën kështu mendon. Pastaj, fëmijët e dinë snhumë mirë ku e kanë pikën e dobët të rriturit dhe janë tëvetmit për t’ia gjetur anën…
Prindërit duhet ta dinë një gjë: sido që të jetë, ata kanë gjithmonë faj në sy të fëmijës, megjithëse mundohen gjithmonë për të mirë. Në mos një herë, një herë, edhe prindërit më të dashur bëhen përgjegjës të ndonjë vauajtje të fëmijës. Në qoftë se fëmija ta pret atëherë: “Nuk të dua”, i përgjigjesh: “Kjo s’ka asnjë rëndësi, ti nuk ke lindur që të më duash mua patjetër.” Kur fëmija mbush gjashtë-shtatë vjet, është tepër vonë për të kritikuar prindërit. Këta duhet t’i dëgjojnë shumë kritikat e fëmijëve, megjithëse ato nuk duhet t’ua ndryshojë shumë qëndrimin, sepse roli I tyre është të edukojnë fëmijët e jo t’u pëlqejnë atyre. Fëmijët, të cilët duke u rritur vazhdojnë t’u bëjnë qejfin prindërve e që mendojnë se prindërit kanë gjithmonë të drejtë dhe janë gjithmonë të drejtë, janë fëmijë jo të shëndetshëm. Sa më shumë t’u tregohet prindërve armiqësi, e alternuar me dashuri, aq më I mirë është shëndeti moral I fëmijës. Kjo do të thotë që marrrëdhënia e tyre është çliruar nga marrëdhëniet incestuale dhe të varësisë së plotë. Kësisoj, fëmija fillon të ketë pavarësinë e vet. Një në duhet të jetë në gjendje të thotë: “Unë isha e përgatitur për lindjen tënde, dhe ti linde. Tani dili vetë jetës për zot. Unë do të bëj ç’është e mundur për t’u kujdesur për ty që ti të jesh i lumtur. Por mos kujto se jam unë fajtore sa herë që s’të ecën ose kur nuk je i lumtur, ose je I sëmurë… Kur ishe në barkun tim ti s’kishe asnjë problem, ndërsa tani ke ardhur në jetë dhe ajo nuk është gjithmonë ashtu siç do ta donim ne. Sidoqoftë, ti do t’ia dalësh mbanë vetëm po pe anën e mirë të gjërave.” Por, për prindërit nuk është e lehtë të durojnë qortime të drejta apo të pranojnç mendime të kundërta me të tyret, ndërkohë që ata vetë nuk janë çliruar nga nënshtrimi I gjatë ndaj prindërve të tyre. (Vijon)

Françoise Dolto “Etapat kryesore të fëmijërisë”
Shqipëroi: Irena Rambi
© Pika.al 2016.