Pika.alPika.al

GABIMI I PSIKOANALIZËS

Psikoanaliza duke u orvatur që ta themelojë psikologjinë si një shkencë natyrore, bëri gabim që e ndau psikologjinë nga problemet e filozofisë dhe etikës. Ajo e injoroi faktin se personaliteti i njeriut nuk mund të kuptohet përderisa njeriu nuk shikohet në totalitetin e tij, gjë që e përmban edhe nevojën e tij për të gjetur përgjigjen në çështjen e kuptimit të ekzistencës së tij dhe për të zbuluar normat, në bazë të të cilave duhet të jetojë. “Homo psychologicus” i Frojdit është po aq konstruksion jorealist siç ishte edhe “homo economicus” në ekonominë klasike. Është e pamundur të kuptosh njeriun dhe çrregullimet e tij emocionale dhe mendore pa e kuptuar natyrën e vlerës dhe të konfliktit moral. Përparimi i psikologjisë nuk konsiston në ndarjen e gjoja “natyrores” prej gjoja fushës së “frymores”, me përqëndrimin e vëmendjes në të parën, por në kthimin kah tradita e madhe e etikës humaniste, e cila njeriun e vëzhgonte në suazat e totalitetit të tij fiziko-frymore duke besuar se qëllimi i njeriut është që të jetë njeri dhe se kusht i arritjes së këtij qëllimi është ekzistenca ee njeriut për vete.

Erich Fromm - "Njeriu per vete"
© Pika.al 2016.