PAK FJALË PËR TRE TIPE FEMRASH

0
130

Duhet thënë se mbi 40 % e femrave provojnë eksitim të plotë dhe arrijnë në orgazëm vetëm gjatë ngacmimeve të klitorit. Këto femra i përkasin tipit me ndjeshmëri seksuale të ulët, sepse pothuajse gjithë zona e vaginës së tyre është pak e ndjeshme. Shpesh mund të lindë një fenomen i ashtuquajtur mospërputhje ose mospërshtatje seksuale e partnerëve. Kjo diagnozë lind si rezultat i pakujdesisë së mashkullit i cili nuk është në gjendje të drejtojë orgazmën e tij, për të arritur në orgazëm të njëkohshme me femrën ose pas saj. Në të tilla raste, te femra, në fillim lind ndjenja periodike e pakënaqësisë seksuale, kurse në të ardhmen mungesa kronike e orgazmës mund të shpjerë në mungesë eksitimi dhe në ftohtësi seksuale të femrës. Në grupin e dytë të femrave bëjnë pjesë gratë me të ashtuquajturën ndjeshmëri mesatare. Tek ato si aparat erogjen shërben gjithë zona e organeve të jashtme seksuale pa marrë parasysh klitorin. Eksitimi tek ato arrihet pavarësisht nëse bëhet ose jo kontakti i klitorit me gishtat ose me organin seksual. Orgazma tek ato vjen shpejt, e shoqëruar me disa dridhje frenetike të trupit, të cilat bëhen edhe më të forta gjatë depërtimit të organit në vaginë. Gjatë shtypjes së klitorit me organin seksual, si dhe gjatë ngjeshjes së mëtejshme, shtohet edhe më shumë kënaqësia sidomos kur mashkulli bën kombinime duke vepruar në gjithë zonën e organeve të jashtme seksuale, si atë të zonës së klitorit, ashtu edhe në të tjerat. Gjatë akteve seksuale me femrat e këtij tipi, është edhe më e këndshme në qoftë se penisi përkulet për aq sa është e mundur duke kontaktuar me klitorin ose me zonat e tjera të organeve seksuale të femrës. Mundet që në këto momente mashkulli të mos e kontrollojë plotësisht ardhjen e orgazmës së tij, por për një kohë relativisht të gjatë është i mjaftueshëm sikur edhe një frenim i vogël, që femra të arrijë pikën kulmore të eksitimit, dhe, kështu, shpesh gjendja e orgazmës vjen e njëkohshme për të dy partnerët. Madje edhe në qoftë se orgazma fillon te mashkulli diçka më shpejt, duke vazhduar edhe pak, reciprokisht, lëvizjet e trupave dhe të organeve seksuale, mundet që edhe femra të arrijë në orgazëm. Femrat, e këtij tipi zakonisht preferojnë meshkuj frenetikë, por të qëndrueshëm, të fuqishëm dhe me madhësi mesatare të penisit. Nga ana tjetër, po ky tip mashkulli i preferuar, fiton kënaqësi për vete dhe e kënaq partneren me mënyra të zakonshme, pa menduar për eksitimin e klitorit. Përgjithësisht femrat e këtij tipi mund të provojnë orgazëm më tepër se një herë, në qoftë se partneri vepron me mjeshtëri. Por me partnerë të këtij tipi femra nuk mund të.arrijë disa orgazma, pasi këta lloj meshkujsh më shumë mendojnë për kënaqësinë e vet, sesa për femrën. Megjithatë, femra e pëlqen këtë lloj partneri; atë e tërheq gjoksi i tij i gjerë, duart e forta etj. Ajo supozon se meshkujt e fortë janë partnerë plot epshe, por nuk e kupton se janë pikërisht këta partnerë disi të nxituar, të cilët e ftohin femrën gjatë aktit seksual dhe e dëmtojnë pasionin e saj në të ardhmen. Tipit të fundit të femrave i përkasin edhe ato që quhen me ndjeshmëri të lartë, të cilat janë shumë të ndjeshme në të gjitha zonat e organeve seksuale. Këto femra kanë të atillë ndërtim të sistemit nervor, që reagon më shpejt e në mënyrë më intensive ndaj ngacmuesve seksualë, sesa shumica e femrave të zakonshme tek të cilat të gjitha qendrat nervore eksituese ndodhen pothuajse vetëm në zonën e klitorit dhe nuk shtrihen tutje hyrjes për në vaginë. Tipi i fundit i femrave, përveç zonës tepër të ndjeshme të klitorit, kanë gjithashtu mjaft të ndjeshme edhe rajonin e buzëve të vogla të vaginës, hyrjen për në vaginë, qafën e mitrës madje edhe fundin e mitrës. Çdo kontakt me zonat e mësipërme me dorë ose me organin seksual e çon femrën në eksitim të fortë dhe orgazëm, madje pa qenë e nevojshme që të preken zonat e klitorit. Në pamje të parë duket sikur femra e këtij tipi eksitohet lehtë dhe mund të kënaqet pa ndonjë vështirësi. Mirëpo këtu ka disa probleme specifike pasi orgazma e femrës mund të jetë e gjatë dhe partnerja mund të kërkojë shumë kohë për t’u kënaqur plotësisht. Në qoftë se mashkulli nuk do të jetë sa duhet i përmbajtur dhe i aftë për ta frenuar veten, atëherë femra mund të vuajë shumë. Madje ka raste kur bashkëshorti, me qëllime të mira, përpiqet mjaft e megjithatë nuk është në gjendje që ta shtyjë edhe ca ardhjen e orgazmës së tij për t’i lënë kohë të mjaftueshme ardhjes së orgazmës së femrës. Shumë femra të tilla kanë shumë dëshirë që i shoqi t’ua prekë me buzë ose me gjuhë vaginën, por disa kanë frikë, se mos kjo mund ta shokojë ose irritojë partnerin. Si rregull, e njëjta dëshirë lind tek të gjitha femrat me dëshira seksuale të fuqishme. Në këtë mënyrë, duke kërkuar nga partneri më shumë nga ç`janë mundësitë e tij, mund të lindë mospërshtatja ose mospërputhja seksuale e çiftit. Pamë kështu të gjitha zonat erogjene të femrave dhe shkallët e ndjeshmërisë së tyre. Por ne ende nuk kemi folur për veçoritë fiziologjike të femrave në planin thjesht individual, kemi trajtuar vetëm vetitë e tyre në vija të përgjithshme. Tani del e domosdoshme të diskutojmë rreth temperamentit seksual të femrave dhe reaksionit të tyre gjatë lojës së dashurisë parapërgatitore.

 

 

 

Leave a reply