SHARE

Imagjnoni befasinë e një egjiptologu kur në vitin 1898 e kishte gjetur faraonin emumifikuar fytyra e të cilit ishte brazduar nga lija, sëmundje për të cilën u gjend ilaçivetëm 100 e ca vjet më herët. Sot, zbulimi i këtij ilaçi është rrëfim suksesi për mjekësinë,por përpara këtij zbulimi, virusi i lisë, për 3000 vjet me radhë kishte shfarosurkomunitetet anembanë globit. Sëmundja skajshmërisht infektuese e cila nuk zgjidhtefare, duke mbytur të pasur e të varfër, erdhi në perandoritë e reja të botës përmeseksploruesve evropianë.Lija më në fund u fut nën kontroll nga shpikja e vaksinës së parë në botë, nga fundi i të1700-tave, por frika se mbetjet e qelizave në enët Petri, mund të përdoren si armëbiologjike, ende ekziston.


Perandoritë rrënohen


Besohet që lija së pari u paraqit 10.000 vjet më parë në Afrikën Veriore, duke ushpërndarë ngadalë në pjesët e tjera të botës antike. Epidemitë e përsëritura të virusittë rrezikshëm, që shkaktonte puçrra, ethe dhe shpesh verbëri, filluan të shfaqen disamileniume më vonë. Duke lënë anash fytyrën e Ramsesit V, faraonit që iu dorëzua lisëmë 1156 para Krishtit, për virusin u shkrua në tekstet bashkëkohëse të Indisë dhe Kinës.Afërsisht 30 për qind e të infektuarve me li vdisnin, kurse statistikat ishin madje edhemë të rënda për fëmijët. Sipas disa të dhënave, foshnjat e porsalindura shpesh liheshinpa emra, derisa ato, paevitueshëm, infektoheshin dhe nëse mbijetonin, pagëzoheshin.Lija vazhdoi të shpërndahej nëpër Azi në Mesjetë dhe arriti në Evropë në vitin 700 pasKrishtit, duke vrarë pa diskriminim. Valët e epidemive zhdukën popullsi të gjera rurale,por nuk kursyen as mbretërit: Mbretëreshën Meri ll të Anglisë, perandorin e ShenjtëRomak Jozefin I, Mbretin francez Luigjin XV dhe carin Pjetër ll të Rusisë. Këta të gjithë ivrau lija, madje të fundit pak para se të martohej.Mbase viktimat më së paku të mbrojtura nga lija qenë aztekët dhe indianët inka të Botëssë Re, të cilët, pa imunitetin ndaj sëmundjeve evropiane, pothuajse u shfarosënkrejtësisht nga virusi para se konkvistadorët spanjollë ta bënin këtë me armë në shekujt16 dhe 17.


Femrat e lopëve qumështore ndihmojnë në krijimin e vaksinës


Në fillim të shekullit të 18-të, 400.000 evropianë vdisnin nga lija, kurse njëri në shtatësish ishte fëmijë rus. Për së paku 2800 vjet kjo sëmundje vriste pa u penguar. E vetmja që i lidhte historitë shkatërruese të saj ishte se ata që ishin me fat dhe e mbijetonin atë,nuk sëmureshin më. Koncepti i inokulimit duke e ekspozuar një individ me pak sasi të vogla të sëmundjes, ashtu që të krijohet imuniteti ishte i njohur në Afrikë, Indi dhe Kinënë shekullin e 17, kurse u bë i popullarizuar në Evropë kah fundi i 1700-tave. Lija së pari u sulmua në Evropë, kurse procedura e rrezikshme u krye me sukses, duke vrarë vetëm pak prej të injektuarve. Më 1796 u bë një zbulim i ri nga Edward Jenner, doktor britanik. Duke vënë re se femrat e qumështoreve (femrat e e lopëve), infektoheshin rrallë nga lija e lopëve, një virus i ngjashëm, por shumë më pak i rrezikshëm se lija, Jenneri injektoi një djalosh të ri me material nga plaga e lisë së lopës, kurse me vonë e inokuloi me linë e rrezikshme. Djaloshi nuk u sëmur – Jenneri shpiku “vaksinimin” e parë, fjalë që rrjedhnga latinishtja vacca, që do të thote lopë. Testet e mëtjeshme dëshmuan përfundimishtse virusi i lisë së lopës ishte në gjendje të ndërtonte imunitetin kundër lisëvdekjeprurëse. Duke përdorur teorinë e këtij doktori, vaksina të ngjashme u krijuankundër sëmundjeye si ethet e verdha, shyta, fruthi dhe tetanusi.

Brengat armëve biologjike

Epidemitë e lisë vazhduan përgjatë shekullit të 20, derisa Programet e vaksinimit urregulluan dhe u implementuan anembanë botës. Më 1980, Organizata Botërore eShëndetit deklaroi se lija është mundur plotësisht, por mostra të virusit mbesin në dylaboratorë në SHBA dhe Rusi, duke nxitur drojën e rënies së tyre në duar të gabuara, qëdo të përdoreshin si armë biologjike. Zbulimet më 1992 se BRSS-ja po zhvillonteprogram të armëve biologjike të lisë, plus frika e antraksit më 2001, vetëm sa I shtuanbrengat. Ka “drojë kredibile” se virusi është siguruar nga terroristët, kjo sipas Qendrëssë SHBA-ve për Kontrollin e Sëmundjeve dhe Parandalimin e tyre. – pika.al

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here