SHARE

Qumështi i dhisë nuk përdoret aq gjerësisht sa qumështi i lopës dhe i buallicës, por ai përdoret për qëllime kurimi, sepse përthithet lehtë nga organizmi. Qumështi dhisë është shumë i dobishëm për të vegjlit dhe të sëmurët. Qumështi i dhisë është i ëmbël, i freskët, i lehtë përdoret kundër diarresë, thith ujin nga zorrët. Ai arrit afësinë tretëse, shton zjarrin tretës dhe shton oreksin. Qumështi i dhisë dallohet për vetitë e tij kuruese. Ndihmon në sëmundjen e turbekulozit, etheve, astmës bronkiale, hemoragjisë së brendshme, kollës, dobësisë dhe helmimit. Zakonisht qumështi i dhisë, i ftohtë dhe i pazier, ka tendencën të grumbullohet në kanle dhe ta rëndojë organizmin, kurse i zier dhe i trashë është i lehtë dhe nuk grumbullohet nëpër kanale. Si rregull, qumështi i lopës, në gjendje të ngrohtë, menjëherë pas mjeljes, qumështi i buallicës, i cili është ftohur pas mjeljes dhe qumështi i dhisë, i ftohur pas zierjes, konsiderohen për përdorim si qumësht të zier, ose të pasterizuar dhe të pastruar nga mikrobet. Sipas Ajurvedës, qumështi i ndenjur dhe jo i freskët nuk është i përshtatshëm për përdorim dhe është shumë i dëmshëm, sepse pasi kalon njëfar kohen ga pasterizimi, mikrobet e mjedisit bien persëri në qumësht dhe ulin cilësin e tij. Qumështi i mjeltë në mëngjes është më i rëndë dhe më i ftohtë se qumështi i mjeltë në mbrëmje.
Njerzit, që kanë djegie stomaku, acarim dhe aciditet të tij, të shkaktuar nga ushqimi, që kanë marrë gjatë ditës , duhet të pinë qumësht gjat natës. – pika.al

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here