SHARE

Shumica e ilaçeve po shkaktojnë probleme edhe më të mëdha se ato që përpiqen të zgjidhin, prandaj njerëzit po kthehen gjithnjë e më tepër drejt kurave popullore. Sistemi i tretjes, mëlçia dhe veshkat janë pjesët kryesore që duhen mbrojtur kundër toksinave dhe kimikateve. Akumulimi i mbetjeve dhe toksinave në trup mund të shkaktojë shumë dëm. Për fat të mirë, pastrimi i trupit nga toksinat dhe kimikatet bëhet edhe më i thjeshtë nëse konsumoni një përzierje me lëng limoni dhe vaj ulliri. Të dy përbërësit janë tepër të fuqishëm në vetvete, por kombinimi i tyre është një nga detoksifikuesit më të mirë natyrorë që ekzistojnë.
Përgatitja është e thjeshtë. Përzieni pak vaj ulliri dhe lëng limoni (raporti 1: 1).

Çfarë mund të trajtojë kjo përzierje?

Trajton kapsllëkun

Përzierja do të depërtojë brenda zorrëve dhe do të rrisë funksionin e fshikëzës në mënyrë
efektive, do të përmirësojë tretjen dhe metabolizmin, madje do të ndihmojë trupin të eliminojë
toksinat shpejt.
Mbron shëndetin e zemrës
Nëse doni të mbani nën kontroll shëndetin e zemrës dhe sistemin kardiovaskular, duhet të konsumoni përzierjen e lëngut të limonit dhe vajit të ullirit. Pijeni çdo mëngjes për të rritur qarkullimin e gjakut, stabilizuar tensionin e lartë, ulur kolesterolin dhe mbrojtur shëndetin e
zemrës.

Lehtëson dhimbjet inflamatore

Falë vetisë anti-inflamatore të përbërësve, përzierja mund t’ju ndihmojë të zvogëloni dhimbjet e shkaktuara nga artriti ose sëmundje të tjera.

Forcon lëkurën, flokët dhe thonjtë

Nëse doni thonj, flokë dhe lëkurë të shëndetshme, ajo që duhet të bëni është të aplikoni përzierjen e vajit të ullirit me limon.

Vaji i ullirit është gurthemeli i dietës Mesdhetare. Vaji i ullirit, ofron acidet yndyrore që na mundësojnë të luftojmë kolesterolin e keq. Për më tepër, ai është një instrument i fortë për të larguar toksinat nga organizmi. Jo më kot Grekët dhe Romakët e lashtë e thërrisnin vajin e ullirit: “lëngu i artë.” Vaji i ullirit duhet të jetë një pjesë domethënëse e ushqimit të përditshëm. Kur vjen puna tek limoni, na duhet të pranojmë që ai është një nga frutat më të shëndetshme. Limoni është i mbushur me elementë të shëndetshëm, vitamina dhe antioksidantë. (cituar nga AgroWeb)

Limoni dhe vaji i ullirit janë dy elementë që mund të na ndihmojnë të pastrojmë trupat tanë çdo ditë dhe t’i mbrojmë nga mikrobet dhe viruset që mund të na krijojnë infeksione, sëmundje dhe situata të tjera të pakëndshme dhe të dëmshme.
Përzierja e këtyre dy komponentëve, në fakt, stimulon sistemin imunitar dhe e bën atë rezistent ndaj agjentëve të jashtëm. Tashmë të ndara, këto dy ushqime kanë veti të shkëlqyera, prandaj imagjinoni nëse janë të kombinuara së bashku!

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here