SHARE

Dhalla përgatitet duke holluar kosin ose duke e tundur (rrahur), pa i shtuar ujë. Në varësi nga lloji i kosit, dhalla mund të jetë e ëmbël, e thartë ose shumë e thartë. Cilësitë e dhallës variojnë në varësi nga sasia e  ujit dhe e gjalpit në të. Dhallës, të cilës i është hequr gjalpi, duke e rrahur pa i shtuar ujë, quhet “mat’ hita”. Dhallës, të cilës nuk i është hequr gjalpi, është shumë e rëndë, shton fuqinë e organizmit dhe thellon Kapha doshën. Khapa dosha sipas mjekësisë tradicionale të Ajurveda-s është forca e stabilitetit e përbërë nga elementet e tokës dhe ujit.

VETITË E DHALLËS

Dhalla mund të jetë e lehtë, e ëmbël, e thartë  ka efekt tretës, zbut Kapha dhe Vata doshat.

Shton oreksin, është i dobishem për zemrën dhe shton urinimin. Përdoret kundër diarresë, thith lagështinë nga zorrët dhe forcon fekalet. Ajo stimulon dhe pastron kanalet.

INDIKACIONET

Dhalla është e dobishme për çrregullimet e barkut, përthithjen e keqe, fryrjen e barkut, verdhëzën, sëmundjet e shpretkës, dhjamosjen mungesën e urinimit, edemat, helmimet dhe hemorreidet. Është e dobishme gjithashtu, për sëmundjet që janë shkaktuar nga përdorimi i tepërt i gjalpit të tretur, siç është dhjamosja. Shkenca bashkëkohore ka treguar se dhalla është e dobishme për njerëzit,që vuajnë nga obeziteti dhe për ata që vuajnë nga zemra. Vetitë e dhallës ndryshojnë kur i shtojmë elemente të tjera (anupana).

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here