SHARE

Hithra (Urtica dioica) është bimë njëvjeçare  që mbin në rrugë dhe në ara të papunuara. Ajo ka lastarë të drejtë, të thjeshtë e të degëzuara, gjethe te dhëmbëzuara, ovale të kundërta. Lulet janë të vendosura në tufa,të poshtmet janë femërore, të sipërmet janë mashkullore. Hithra lulëzon nga shkurti deri në korrik. Ajo arrin 1m lartësi. Si bimë mjekësore hithra vlen e gjitha. Mlidhet gjatë verës ,thahet dhe mbahet në vende të thatë. Hithra është stiptike dhe këshillohet në gjakrrjedhjet e mitrës dhe përshtyma në gjak.

Per gjakrrjedhjet nga hunda është ilaç fenomenal duke vënë një copë pambuku të zhytur në lëng hithre. Bima e njomë përdoret për reumatizmin, astmën , bronkiale, pleuritin , rërën në veshka dhe në sëmundjet kronike të traktit urinar. Lëngu dhe valesa e bimës përdoren për gargare në gjakrrjedhje të hundës. Gjethet e bimës , të ziera janë dializuese dhe purgative në ulçera të forta. Valesa dhe përvalesa bëhen 30-50 gram gjethe në një litër ujë. Edhe rrënja përdoret si zierja. Hithrën e njomë, shumë fshatarë  për të shkaktuar kruarje në lëkurë, për shërimin e letargjisë, paralizës, reumatizmës kronike, paralozë, encefalike të impotencës.

Në mjekësinë popullore hithra njihet si mbretëresha e bimëve mjekësore, për shkak të efekteve të saj pozitive në shërimin e disa sëmundjeve. Përdorimi i kësaj bime gjatë periudhës së pranverës ndihmon në pastrimin e gjakut dhe te të sëmurët me anemi. Në kozmetikë ndihmon kundër rënies së flokut dhe zbokthit. Personat që kanë probleme me zbokthin u rekomandohet larja e kokës me lëngun që përftohet nga zierja e hithrës. Është mirë që larja të kryhet dy herë në javë dhe të vazhdojë deri në eliminimin përfundimtar të zbokthit. Larja e kokës me ujin e hithrës këshillohet edhe për ata që kanë probleme me rritjen e ngadaltë të flokut. ~ pika.al

SHARE
Previous articleALOE VERA
Next articleSI E NDRYSHOI VAKSINA BOTËN?

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here