SHARE

Bismilah moj e mira e nanës

T’kanë ardhë shoqet për natën e kanës

Atë mindil me lotë laje, laje

Për kujtim o prej nanës maje

Ka ardhë vakti o kanën me vnue

Kanagjeçin o për me fillue

Kanë ardhë tezet kanën me me ta ngjitë

Kanë hallat aman që t’kanë rritë

Kanë ardhë motrat o me t’ba gati

Po i afrohet o dasmës sahati

Me kamë t’hajrit e kalofsh këtë prag

Nesër bahesh nuse me duvak

Mirë po t’rrika aman ngjyra e kanës

Nesër n’këtë vakt nuk je afër nanës

Ah moj dorë, moj dora me kanë

Shpinë e babës nesër ke me lane

Në këtë shpi nuk je nesër mrama

Ma hizmet s’ke me ba te nana

Kaj e kaj o hiç mos shuj

Nesër nanës o nuk i qet ujë

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here