SHARE

Lëngu i shegës ka 3-4 herë më shumë antioksidantëve se rrushi i zi dhe çaji jeshil. Lëngu i shegës shuan etjen, kthjellon mendimet, nxit oreksin dhe përmirëson tretjen e ushqimeve, ndihmon në luftimin e paraziteve që zhvillohen në zorrë, shton prodhimin e rruazave të kuqe të gjakut, zvogëlon ngarkesën kardiake dhe rrit dëshirën seksuale. Po ashtu, ai është ideal për flokët, lëkurën dhe thonjtë falë përbërësve që ka.
Lulet e shegës përmbajnë taninë dhe kanë veti rrudhëse e tonike; ato rekomandohen në dhimbjet e barkut, në hemorragji, në hemorroidet, si dhe për gargara të gojës, kundër ënjtjes se bajameve dhe acarimeve te mishrave te dhëmbëve. Nëse pini një gotë me lëng shege çdo ditë, do të mund të parandaloni formimin e pllakëzave në enët e gjakut, duke ulur kështu rrezikun për t’u prekur nga arteriosklerozat.
Çaji i lëvozhgave të shegës përdoret kundër diarreve, si dhe për luftimin e krimbave parazitarë të zorrëve.

SHARE
Previous articleSHEGA
Next articleMURRIZI

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here