SHARE

Dardha është një frut i shijshëm, i ëmbël dhe me shumë lëng. Ky frut përdoret gjerësisht në të gjithë botën, pasi arrin të përshtatet mjaft mirë në të gjitha klimat. Dardha është e pasur me shumë lëndë ushqyese të cilat ndihmojnë trupin tuaj të marrë vlerat e duhura. Më poshtë po ju tregojmë përfitimet e konsumimit të saj. Ky frut i ëmbël përbën një burim të madh vitaminash dhe kripërash minerale. Dardha nuk përmban substanca që shkaktojnë alergji, prandaj rekomandohet si ushqim për foshnjat dhe për personat alergjikë. Dardha konsiderohej në Evropë si simbol i shëndetit, fatit dhe shpresës dhe ishte mjaft e njohur që në periudhën e romakëve të lashtë, të cilët prodhonin prej saj një lloj vere e cila përdorej si antidot kundër kërpudhave helmuese. Ky frut, ka edhe diçka të përbashkët me fasulen, pasi ka një përmbajtje shumë të dobishme për uljen e kolosterinës në gjak. Dhe siç e shpjegon dhe Dr. Mary Ellen Camire, kjo është diçka e rrallë te frutat. Dardhat përmbajnë një mineral shumë të domosdoshëm, për forcimin e kockave, duke ndihmuar kështu kundra osteoporosës (sëmundje kockash) që shkaktohet nga mungesa e këtij minerali. Gjithashtu, ky mineral është i dobishëm dhe për trurin. Dardha, para ngrënies nuk duhet qëruar, pasi gjithë vitamina ndodhet ne lëkurën e saj. E freskët, është më mirë sesa një komposto, pasi tek kompostot një pjesë e vitaminave janë larguar. Kompostot përmbajnë rreth 25 % të vitaminave të frutit.

Ja pse duhet të hani dardha

Dardhat janë një frUt shumë i pasur më fibra. Ushqimi i pasur me fibra ndihmon në parandalimin e fryrjes, ruajtjen e nivelit të shëndetshëm të koleterinës, ndërsa fibrat janë të ndërlidhura edhe me rrezikun e reduktuar të kancerit të gjirit, sëmundjeve të zemrës dhe të diabetit të tipit 2. Dardhat janë burim i një vargu të tërë të vitaminave, C, K, B2, B3 dhe B6. Për gratë shtatzëna apo nënat që janë me fëmijë në gji, është e dobishme informata se dardhat përmbajnë acid folik. Sa i përket mineraleve, dardhat përmbajnë kalcium, magnez, kalium, bakër dhe mangan. Vitamina C dhe bakri janë antioksidant, kështu që ngrënia e dardhës bën mrekulli për imunitetin tuaj. Dardhat përmbajnë edhe mineralin bor, i cili i duhet trupit tonë për ta absorbuar kalciumin. Prandaj dardhat janë të lidhura me efektin pozitiv, kur bëhet fjalë për osteoporozën.

Ju ndihmojnë të ulni peshë

Ankesat më të mëdha të njerëzve lidhen me kaloritë e larta të ushqimeve. Dardha është një frut me pak kalori kështu që mund ta konsumoni pa problem.

Ngre imunitetin

Dardha është e pasur me antioksidantë dhe vitaminë C që janë të dobishme për sistemin imunitar, pasi ato stimulojnë prodhimin e qelizave të bardha të gjakut.

Përmirëson shëndetin e zemrës

Dardhat janë një burim i mrekullueshëm i kaliumit, që do të thotë se ato mund të kenë një ndikim të rëndësishëm në shëndetin e zemrës.

Shpejtoni shërimin

Vitamina C është gjithashtu një pjesë thelbësore e sintetizimit të indeve të reja në organe të ndryshme dhe në strukturat qelizore të trupit. Kjo mban metabolizmin e trupit duke ecur mirë dhe siguron që të gjitha funksionet të kryhen siç duhet.

Përkujdeset për flokët dhe lëkurën

Një nga vitaminat për të cilat njeriu ka më shumë nevojë është, vitamina A. Dardha e ka me shumicë këtë dhe kjo menjëherë ndikon në flokët dhe lëkurën tuaj.

Dardha konsiderohet edhe një frut hipoalergjen, që do të thotë se njerëzit që janë të ndjeshëm ndaj ushqimit mund të hanë dardha pa u frikësuar nga efektet anësore. Ngrënia e 3 apo më shumë porcioneve të frutave në ditë, si për shembull dardhës, mund ta ulë rrezikun prej degjenerimit makular senil, i cili është shkaku më i shpeshtë i humbjes së të parit tek të moshuarit. Kuercetina është një tjetër antioksidant që gjendet në lëvoren e dardhës, dhe ndihmon në parandalimin e kancerit deh dëmtimin e arterieve të cilat shkaktojnë sëmundje të zemrës. Gjithashtu një studim i kohëve të fundit nga Universiteti Cornell ka zbuluar se konsumi i dardhës ndikon në parandalimin e sëmundjes Alzhejmer.

Aftësitë kuruese të dardhës

Lëngu i dardhës ndihmon qetësimin e fytit të irrituar nga kolla.
Është mjaft e njohur për vetitë e saj zbutëse dhe qetësuese, sidomos kundër djegieve të stomakut, dispepsisë, gastriteve, koliteve dhe problemeve të zorrës së trashë.
Dardha përmban një substancë të quajtur piktinë, e cila qetëson zorrën e trashë në raste dierreje apo kapsllëku.
Luan rol në uljen e kolisterinës në gjak.
Vetitë e saj diuretike ndihmojnë në jashtëqitjen e shpejtë të toksinave nga organizmi, duke rritur edhe prodhimin e acidit urik, çka ndihmon në personat me artrit urik.
Vetitë e saj pastruese ndihmojnë në uljen e dhimbjeve të kyçeve.
Dardha përmban elementin bor, i cili ndihmon në mbrojtjen e organizmit nga osteoporoza. Dardha ul kolesterolin në gjak. Dardha është shumë e pasur me fibra dhe e mbushur me antioksidantë. Acidi hydroxycinnamic, që gjendet tek dardha parandalon kancerin e mushkërive dhe stomakut. Ndihmon në lehtësimin e dhembjeve të kyçeve. Me lëngun e dardhës mund të qetësoni fytin e irrituar nga kolla. Dardha njihet për efektet qetësuese kryesisht kundër djegieve të stomakut, gastriteve, kolitit apo kundër problemeve me zorrë të trashë. Gjethet e dardhës përdoren kundër sëmundjeve të rrugëve urinare. Cipa e dardhës bën mirë për pastrimin e veshkave ndërsa lëngu që përftohet nga zierja e degëve të dardhës ndihmon në uljen e temperaturës. Dardha përmban një sasi mjaft të pasur me vitamina A, C, K, B2, B3 dhe B6. Ka gjithashtu folate, bor dhe fruti lidhet me parandalimin e osteoporozës.

SHARE
Next articleVETJA DHE JETA

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here