SHARE

Lulet e blirit që prej lashtësisë njiheshin si lulet ku fshihen rrezet e diellit. Gjethet e kësaj peme lulëzojnë prej fillimit të pranverës e deri në vjeshtë. Rritet në pyje, shkurre dhe sidomos në zonat e dushkut dhe të ahut. Kjo pemë kërkon toka të pasura dhe të thella. Rritet dhe e kultivuar pothuajse kudo. Blirit i përdoren lulet së bashku me gjethet. Vjelja bëhet me dorë ose me gërshërë dhe duhet të të kihet parasysh të mos hiqen më shumë se 60-70 % e luleve. Lulet mblidhen së bashku me gjethet në fillim të lulëzimit, gjatë kohës me diell. Vlerat shëndetësore të lules së blirit përfshijnë aftësinë për të përmirësuar sistemin imunitar, parandaluar disa lloje tumoresh, qetësuar organizmin, detoksifikuar atë, hequr ankthet, zvogëluar inflamacionin dhe ulur tensionin e gjakut. Lulja e blirit është përdorur në mjekësinë tradicionale popullore të shumë civilizimeve në botë. Lulja e blirit në versionin e saj të thatë mund të bëhet çai, i shijshëm dhe me aromë të fortë.

Vlerat e lules së blirit

Lufton ankthin:

Një nga përdorimet më të gjera të çajit të lules së blirit është kundër ankthit. Ky çaj ka aftësi qetësuese kundër stresit mendor. Nëse vuani nga luhatjet e humorit ose stresi kronik, një filxhan me çaj bliri është zgjidhja më e zgjuar që mund të bëni për të përmirësuar shëndetin mendor. Çaji i blirit ka ndikim minimal në nivelet hormonale por i jep trurit dhe trupit shplodhjen e merituar.

Neutralizon radikalet e lira:

Siç ndodh edhe me të gjitha bimët e tjera mjekësore, antioksidantët që gjenden tek bliri shërbejnë si luftëtarë kundër radikaleve të lira, duke i larguar ato dhe përmirësuar shëndetin tonë të përgjithshëm. E gjithë kjo parandalon sëmundjet kronike. Antioksidantët janë shumë efikasë në mbrojtjen e lëkurës kundër shenjave të plakjes dhe ekspozimit në diell.

Detoksifikon trupin:

Përbërësit dhe acidet që gjenden tek bliri çlirohen menjëherë në çaj duke nxitur djersitjen. Kjo është një mënyrë shumë e mirë për të larguar toksinat nga trupi, së bashku me kripërat e tepërta, yndyrnat, ujin dhe substancat e huaja. Këto cilësi e bëjnë blirin shumë të çmuar në rastet e sëmundjeve me temperaturë të lartë, sepse, djersitja e ul atë më shpejt dhe në të njëjtën kohë parandalon dëmtimet në organe.

Lufton të ftohtin dhe gripin:

Përveç stimulimit të djersitjes dhe uljes së temperaturës, lulja e blirit jep një kontribut të veçantë në luftimin e simptomave të të ftohtit, gripin, inflamacionit në gojë dhe traktin respirator. Çaji i lules së blirit të ndihmon edhe me kollën dhe fytin e trazuar, duke u kthyer kështu një kërcënim i vërtetë për këto simptoma dhe duke i dhënë fuqi sistemit imunitar. Çajit të blirit, ndryshe i thonë edhe nektari i shëndetit, pasi që vlerat shëndetësore të kësaj bime janë të paimagjinueshme. Lulja e blirit në versionin e saj të thatë mund të bëhet një çaj i shijshëm dhe me aromë të fortë. Lëngu dhe lulja vetë kanë një nivel të lartë përbërësish të çmuar, flavanoidë dhe substanca të tjera që e bëjnë blirin si bimën më të besueshme. Çaji i blirit është efikas kundër ftohjes, shtypjes së lartë të gjakut, te ngërçet, reumës, e shumë të tjera. Çaji i blirit ka efekt qetësues te pagjumësia dhe nervozizmi, po ashtu zbut kollën dhe lehtëson nxjerrjen e këlbazës. Në përdorim të jashtëm, lulet e blirit mund të jenë të dobishme te plasja e lëkurës, kafshimi i insekteve dhe te irritimi i lëkurës. Bliri është efikas edhe kundër sëmundjeve që karakterizohen me rritje të temperaturës. Lulet duhen mbledhur ende pa çelur dhe duhet të thahen, por jo në rreze të diellit. Çaji i blirit, megjithatë, nuk iu preferohet shtatzënave dhe grave gjidhënëse. Stimulon qarkullimin, përmirëson tretjen, lehtëson dhimbjen e shkaktuar nga gazrat, lehtëson dhimbjet menstruale, stimulon oreksin, heq ankthin dhe simptomat e tij. Është i dobishëm në luftën kundër arteriosklerozës, inflamacionit vaskular, angjinës pectoris dhe infarktit. Ky lloj çaji ka ndikim edhe në forcimin e imunitetit , heqjen e celulitit, zbutjen e djegieve. Po ashtu ai ndikon edhe te personat që kanë probleme me diarrenë dhe ftohjen. Çaji nga lulet e blirit është përdorur gjerësisht në mjekësinë tradicionale popullore të shumë vendeve në botë. Ky çaj ka një shije të veçantë dhe aromë dehëse, por gjithashtu ka një nivel të lartë përbërësish të çmuar, flavonoidë dhe substanca të tjera që e bëjnë blirin si një bimë shumë të besueshme në treg. Një nga përdorimet më të gjera të çajit të lules së blirit është kundër ankthit. Ky çaj ka aftësi qetësuese kundër stresit mendor. Nëse vuani nga luhatjet e humorit ose stresi kronik, një filxhan me çaj bliri është zgjidhja më e zgjuar.
Antioksidantët që gjenden tek bliri shërbejnë si luftëtarë kundër radikaleve të lira, duke i larguar ato dhe përmirësuar shëndetin tonë të përgjithshëm. E gjithë kjo parandalon sëmundjet kronike. Përbërësit dhe acidet që gjenden tek bliri çlirohen menjëherë në çaj duke nxitur djersitjen. Kjo është një mënyrë shumë e mirë për të larguar toksinat nga trupi. Së bashku me kripërat e tepërta, yndyrat, ujin dhe substancat e huaja. Këto cilësi e bëjnë blirin shumë të çmuar në rastet e sëmundjeve me temperaturë të lartë, pasi e ul atë. Përveç nxitjes së djersitjes dhe uljes së temperaturës, lulja e blirit jep një kontribut të veçantë në luftimin e simptomave të të ftohtit, gripin, inflamacionit në gojë dhe traktin respirator.

SHARE
Previous articlePJESHKA
Next articleFTOI

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here